E ardhmja e Perisic, Flick “mesazh” Bayernit: I vlerësojmë aftësitë e tij!

schedule10:15 - 12 Qershor, 2020

schedule 10:15 - 12 Qershor, 2020

Trajneri i Bayern Munchen, Hansi Flick, ka folur me superlativa për anësorin e tij, Ivan Perisic. Kroati ishte një nga më të mirët në fushë për bavarezët në fitoren e djeshme 2-1 kundër Eintracht Frankfurt në gjysmëfinalen e Kupës së Gjermanisë.

”Ne i dimë dhe i vlerësojmë aftësitë e Ivan dhe ai e tregoi dhe një herë se sa vlen”, ishte prononcimi i shkurtër i teknikut bavarez. Rekordmenët gjermanë e kanë akoma në formë huazimi sulmuesin nga Interi dhe në fund të sezonit mund ta blejnë atë për shumën e 20 milionë eurove.

Flick i dërgoi një mesazh të qartë drejtuesve të klubit, pasi ato ende nuk e kanë të qartë nëse do ta blejnë kartonin e 31-vjeçarit. Perisic numëron 28 paraqitje këtë sezon me Bayernin në të gjithë kompeticionet, ku ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhuruar tetë asiste për shokët e ekipit.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!