Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

E ardhmja e PD, Vangjeli: Berisha u shpall non-grata nga shqiptarët në 2013-n

schedule22:02 - 7 Mars, 2022

schedule 22:02 - 7 Mars, 2022

Zgjedhjet e 6 marsit ishin në fokus të emisionit ‘Log.’ të gazetarit Endri Xhafo mbrëmjen e së enjtes, ku analistë dhe diplomatë analizuat se kush humbi e kush fitoi këtë të diel.

Gjatë diskutimit për shkaqet e rezultatit zhgënjyes të opozitës në këto zgjedhje, diskutantët u ndalën dhe tek shpallja non-grata e Sali Berishës nga SHBA.

Për analistin Lorenc Vangjeli pavarësisht rezultateve të marra nga kandidatët e Berishës në këto zgjedhje, sërish asgjë nuk ndryshon për të në raport me SHBA-të.

Sipas tij Berisha para se të shpallej non-grata nga SHBA në 2021, u shpall non-grata nga vetë shqiptarët në 2013-n.

Duke nënkuptuar se arritjet ‘pozitive’ në këto zgjedhje nuk sjellin shpresë për përmbysje të pushtetit në të ardhme.

‘Sali Berisha para se të shpallej non-grata nga SHBA në 2021-n u shpall non-grata nga qytetarët shqiptarë në 2013-n’. Tha Vangjeli në ‘Log.’/ Abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!