E ardhmja e Moise Kean, Ancelotti i jep besim talentit italian

schedule17:18 - 20 Korrik, 2020

schedule 17:18 - 20 Korrik, 2020

Trajneri i Evertonit, Carlo Ancelotti, ka kërkuar nga drejtuesit që të tregohen të qetë mbi të ardhmen e Moise Kean. Trajneri italian ngulmon se vështirësitë në sezonin e parë për sulmuesin janë më se normale dhe deklaron se atij i duhet më shumë kohë për tu përshtatur me Premier Leaguen.

“Me shumë mundësi do t’a fillojë si titular sfidën ndaj Sheffield United, por e theksoj se ideja që kemi për të nuk ka ndryshuar. Kean do të jetë lojtari ynë në sezonin e ardhshëm. Tashmë ai është mësuar me kampionatin dhe me klubin. Atij i duhet vetëm pak më shumë kohë,” deklaroi 61-vjeçari në konferencën përpara duelit me Sheffieldin.

“Moise është ende i ri, por ka shumë kualitet. Është e vërtetë që nuk po luan shumë, por në rolin e tij konkurrenca është e madhe. Dominic Calvert-Leëin dhe Richarlison po luajnë shumë mirë. Në dy ndeshjet e fundit Moise do të ketë mundësinë të luaj më shumë, por në sezonin e ardhshëm ai do të jetë një nga lojtarët tanë kryesorë,” mbyll Ancelotti. /abcnews.al