Drejtori sportiv i Napolit, Cristiano Giuntoli, ka dhënë disa sqarime se çfarë do të ndodhë tek ekipi napoletan gjatë merkatos së verës. Ai ka folur për mikrofonat e “Sky Sport Italia”, duke sqaruar situatën e sulmuesit Milik dhe Kalidou Koulibaly.
”Lojtarët mund të qëndrojnë deri sa të japin makismumin për fanellën tonë. Napoli do të ecë përpara, me apo pa Milik. Nëse ai do të largohet, atëherë ne do të futemi në merkato për të kërkuar një lojtar të nivelit të duhur, me eksperiencë ose të ri”, deklaron drejtori, cili ndalet edhe te mbrojtësi senegalez.
”Koulibaly është një lojtar i madh, i cili është ende në kontratë me ne. Nëse dikush e do, atëherë do të duhet të paguajë klauzolën e lojtarit. Edhe Lozano flitet se do të largohet, por të shikojmë se çfarë do të ndodhë deri në fundin e sezonit, pasi janë dhe 10 takime për t’u zhvilluar”, përfundon Giuntoli. /abcnews.al