E ardhmja e Messit, Neymar dhe zgjedhjet në klub: Zbërthehet Koeman

schedule14:58 - 4 Dhjetor, 2020

schedule 14:58 - 4 Dhjetor, 2020

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, zhvilloi pak minuta më parë deklaratën e zakonshme para mediave në kuadër të sfidës së nesërme me Cadizin. Holandezi foli gjatë për kundërshtarin dhe çfarë i pret katalanasit në këtë duel. Koeman gjithashtu u ndal dhe në çështje të tjera të klubit, ku nuk mungoi dhe një koment mbi të ardhmen e Messit.

CADIZ – “Tashmë dihet që është normale që ne kemi aftësinë për ta mbajtur shumë topin në kontroll. Ata kanë lënë shumë pikë në shtëpi, mesa duket e kanë të vështirë të fitojnë këtu. Kjo është një fushë e ndërlikuar, ku ne do të duhet të jemi të përqëndruar dhe për të luajtur në nivelin tonë”.

E ARDHMJA E MESSIT – “Ne e dimë situatën e Leos. Nëse ka një person që duhet të vendosë për të ardhmen e Messit është vetë ai. Komentet nga jashtë nuk më interesojnë, pasi nuk na ndihmojnë aspak. Edhe ngjarjet që ndodhin brenda në klub duken ndryshe nga jashtë”.

NEYMAR – “Çdo klub kërkon të ketë në gjirin e vet lojtarët më të mirë në botë. Mua nuk më pëlqen të flas për lojtarët në mënyrë individuale. Nëse Messi dhe Neymar do të luajnë për Barcelonën do të jetë akoma më mirë”.

 

LA LIGA – “Për momentin mendoj se Atletico Madrid është pak më lart se ekipet e tjera. Janë një ekip i fortë dhe kanë stilin e tyre të lojës. Është një sezon i gjatë dhe shumë gjëra mund të ndodhin. Ne nuk kemi mundësinë për të lëshuar më shumë pikë. Deri në fund të vitit duhet t’i fitojmë të gjithë ndeshjet që kemi”.

UMTITI – “Është shumë pranë rikthimit. Ka luajtur 60 minuta me ekipin B. Nuk kishte asnjë shqetësim dhe mendoj se është gati. Samuel do të grumbullohet me ekipin shumë shpejt”.

PROBLEMET ME PAGAT – “Ne kemi arritur një marrëveshje me klubin në atë drejtim. Unë nuk di më asgjë për shifrat apo gjëra të tilla. Nuk është puna ime. Ndodhemi në një situatë të komplikuar, por kjo po ndodh në të gjithë klubet. Shqetësimi im më i madh është tek tifozët, të cilët na mungojnë shumë”.

ZGJEDHJET – “Nuk e di kush do të fitojë. Unë përqëndrohem vetëm tek lojtarët, pasi kjo është gjëja më e mirë që mund të bëj”.

GRIEZMANN – “Është një lojtar i shkëlqyer dhe mund të luaj në pozicione të ndryshme. Mendoj se tani ndihet më i sigurt, por gjithçka ka të bëjë me mentalitetin”, përfundon Koeman. /abcnews.al