Telenovela e Lautaro Martinez vazhdon. Shumë fjalë për sulmuesin e Interit, të cilin mediat disa herë e quajnë të mbyllur transferimin e tij tek Barcelona, por ka edhe ditë që ai nuk është fare në merkato.
Personazhi më i ri në gjithë këtë mesele është ish-interisti, Hernan Crespo. Argjentinasi e cilëson Lautaron si një lojtar të kompletuar dhe e këshillon të qëndrojë në Milano. “Do t’i thosha të vazhdonte aventurën tek Interi, sepse ky ishte viti i tij i parë si titullar”, fillon Crespo gjatë një bisede në “YouTube” me David de la Heras.
“Është një djalë serioz dhe i fokusuar. Kjo më pëlqen. Duket që ka shumë personalitet. Ai është një lojtar i kompletuar dhe mund të përshtatet në çdo skemë dhe me çdo lloj lojtari në sulm”, këshillon patrioti i Martinezit nga Argjentina. /abcnews.al