E ardhmja e Jerome Boateng, Thomas Muller kërkesë drejtuesve të Bayern

schedule09:58 - 26 Janar, 2021

schedule 09:58 - 26 Janar, 2021

Kontrata e mbrojtësit të Bayern Munich, Jerome Boateng, është drejt përfundimit. Gjermani është lojtar i bavarezëve deri në 30 qershor të këtij viti dhe më pas do të jetë një lojtar i lirë nëse nuk e rinovon kontratën.

Në fakt këtë gjë ka kërkuar dhe shoku i tij i skuadrës, Thomas Muller, gjatë një interviste për “Sport Buzzer”. “Jerome është aktualisht me ne dhe ka ende një kontratë deri në verë. Besoj se me një firmë në kontratën e duhur, ai do të vazhdoj këtu dhe në ardhmen.

Boateng ka qenë pranë meje për një kohë të gjatë dhe nuk do të ishte keq nëse do të kujdeset dhe pak më shumë për mua”, deklaron Muller. Lojtari me origjinë nga Gana ka treguar një nivel të lartë loje, edhe pse tashmë është 32-vjeç.

Boateng është një nga titullarët e Hansi Flick dhe deri më tani numëron 21 ndeshje këtë sezon. Kujtojmë që Jerome është bashkuar me bavarezët në vitin 2011 dhe që nga ajo kohë ai ka fituar çdo titull të mundshëm në Munich. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!