E ardhmja e Jasir Asanit: AIK ndan mendjen, e zbulojnë në Suedi

schedule08:27 - 22 Prill, 2020

schedule 08:27 - 22 Prill, 2020

Partizani nuk do të përfitojë nga shitja e sulmuesit Jasir Asani. Anësori i të kuqve u huazua në janar te suedezët e AIK, që tashmë duket se kanë vendosur të mos e aktivizojnë klauzolën për blerjen e shqiptarit nga Shkupi. Diçka e tillë raportohet nga mediat në Suedi.

 

SportExpressens shkruan se e gjitha kjo bëhet për një arsye. AIK e kishte afruar në skuadër Jasir Asanin për të plotësuar boshllëkun e lënë prej Nabil Bahoui, i cili ishte dëmtuar rëndë në gju dhe tani me shtyrjen e kampionatit ai mund të rikuperohet dhe të jetë gati.

Kështu tek AIK do të kursejnë paratë që do të shpenzonin për Asanin, i cili ishte i pafat prej pandemisë dhe nuk mundi dot të tregonte vlerat e tij në kampionatin suedez. Te Partizani me siguri do pritet krahëhapur, por mbetet të shihet nëse do të qëndrojë aty, apo në verë do kalojë në ndonjë skuadër tjetër jashtë vendit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!