E ardhmja e Ivan Rakitic, Barcelonë dëgjoje Andres Iniestën!

schedule12:58 - 1 Nëntor, 2019

schedule 12:58 - 1 Nëntor, 2019

Ivan Rakitic është kthyer në një çështje te Barcelona. Mesfushori do minuta, por katalanasit nuk e llogarisin. Kroati është nën kontratë dhe nuk largohet falas. Klubet e përfolura për ta blerë janë disa dhe 31-vjeçari është në pritje të zhvillimeve të merkatos.

Inter dhe Manchester United janë përmendur më së shumti dhe Rakitic që në janar mund të bëhet me skuadër të re. Gjithsesi ka nga ata që mendojnë se mesfushori nuk duhet të largohet nga Barcelona. Një prej tyre është edhe mesfushori Andres Iniesta.

Fjalët e tij janë të qartë: “Nuk do ta lija Rakitic të largohej nëse do të isha në vend të Barcelonës. Ai është një lojtar i nivelit të lartë”.  Rakitic një vit më parë pranoi të rinovonte me katalanasit, edhe pse pati një ofertë nga PSG.

Valeverde e aktivizoi rregullisht, kurse këtë sezon gjërat kanë ndryshuar krejtësisht. Braziliani Arthur, si dhe De Jong janë të preferuarit në qendër të mesfushës dhe Rakitic ka luajtur vetëm shtatë ndeshje në La Liga, madje vetëm në njërën ka qenë titullar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!