Mbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibaly, ka disa kohë që është në qëndër të merkatos. Në skuadrën e Gattusos pritet të ketë disa ndryshime në sezonin e ardhshëm, ku disa nga yjet e ekipit priten të largohen.
Sipas mediave në Itali, në rast se Napoli nuk kualifikohet në Champions League, do t’i duhet ta sakrifikojë qëndërmbrojtësin. Përpara se të fillonte pandemia, napoletanët renditeshin në vendin e gjashtë, plot 9 pikë larg vendit të katërt që mbahet nga Atalanta.
Senegalezi është lidhur shpesh me një kalim në Premier League angleze, ku Liverpool dhe Manchester United janë gati të blejnë kartonin e tij. Gjithsesi, gjithçka do të zbulohet në fundin e sezonit, aty ku do të vendoset dhe e ardhmja e Koulibalys. /abcnews.al