“E ardhmja e fëmijëve tanë nuk është një telenovelë turke!” Prindërit kërkojnë rihapjen e kopshtit të “Turgut Ozal”

schedule11:29 - 29 Shtator, 2022

schedule 11:29 - 29 Shtator, 2022

Prej më shumë se një ore prindër dhe fëmijë janë duke protestuar para kryeministrisë pas vendimit për të mbyllur kopshtin e “Turgut Ozal” disa ditë më parë. Prindërit kanë kërkuar anulimin e këtij vendimi.

Një prej prindërve të pranishëm ka kërkuar nga Rama që të bëjë një hap pas pasi sipas saj “e ardhmja e fëmijëve të tyre nuk i ngjan një telenovele turke”.

Fëmijët janë duke qendruar me prindërit para godinës së kryeministrisë për të marrë një përgjigje. Ndërkohë që prindërit mbajnë fjalime, fëmijët janë duke vizatuar dhe luajtur me njeri-tjetrin sikur të ishin në një ambient kopshti.

Kopshti në fjalë ishte një ndër më të mirët në Shqipëri, megjithatë MAS vendosi ta mbylle me argumentin se kishte shkelur ligjin pas ndryshimit të godinës edhe pse ka dyshime të forta se vendimi në fakt është i lidhur me një kërkesë nga Presidenti i Turqisë, Erdogan. Këtë fakt e konfirmuan edhe mediat turke pranë qeverisë, të cilat dje shkruajtën se kopshti dhe kolegji i vajzave “Mehmet Akif” u mbyllën me kërkesë të Presidentit Erdogan. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!