E ardhmjas e Memphis Depayt te Barcelona vazhdon të jetë pezull, pasi kur jemi më pak se një javë nga mbyllja e merkatës akoma nuk dihet se kush do jetë skuadra e holandezit.
Nënshkrimi i tij me Juventusin u mor si i mirëqenë, por ardhja e Arkadiusz Milik në huazim e komplikon operacionin, ndërsa në tavolinë është edhe interesimi i Manchester United .
Memphis e di se do të jetë e vështirë të marrë kohë për të luajtur përballë konkurrencës së fortë në repartin e sulmit te katalanasit, diçka që në një vit të Kupës së Botës është një faktor që duhet të merret parasysh nga lojtarët dhe një largim do t’u mundësonte atyre të kenë një rolin kryesor dhe të mbërrijë në Katar në kushtet më të mira.
Në këtë skenar, ‘El Desmarque’ thekson se Real Sociedad do të mendonte të kërkonte huazimin e Memphis për të mbuluar largimin e Alexander Isak , të nënshkruar nga Newcastle në këmbim të 70 milionë eurove.
Sipas po të njëjtit burim tregohet se tashmë skuadra e Sociedad do të negocionte me Barçën, formulën për të shpërndarë rrogën e sulmuesit, pasi i ka mbetur vetëm një vit nga kontrata e tij si lojtar i Barçës.
Memphis kishte si prioritet të shkonte te një skuadër që do të luante Ligën e Kampionëve këtë sezon, por opsionet dhe ditët po mbarojnë dhe një kalim te Real Sociedad do t’i siguronte një vend të sigurtë në formacionin titullarë dhe do t’i jepte mundësinë për të luajtur në Ligën e Evropës. Ka ende kohë, por te Barça shpresojnë të jenë në gjendje të lirojnë sulmuesin dhe të ulin faturën e pagave të ekipit të parë në këtë pjesë të fundit të merkatos. /f.a/abcnews.al