Sergino Dest dhe Barcelona ka mbetur vetëm të nënshkruajnë kontratën. Në orët e vona të ditës së djeshme holandezi zbarkoi në Spanjë dhe ditën e sotme ka kryer edhe vizitat mjekësore. Mbrojtësi i djathtë do të nënshkruajë për pesë vite dhe për kontratën ai e kishte gjetur akordin prej ditësh.
Këtë lëvizje e ka konfirmuar edhe trajner Ronald Koeman, i cili me gjasa edhe e ka kërkuar në skuadër holandezin që ishte pjesë e Ajax. “Dest ka testet mjekësore dhe ende duhet të nënshkruajë kontratën. Ai është një mbrojtës i ri dhe ka të bëjë me afrimet e lojtarëve të rinj që i shërbejnë të ardhmes së klubit. Ai duhet të garojë me mbrojtësit e tjerë që kemi.
Pavarësisht moshës, ai ka luajtur shumë ndeshje, madje edhe në Champions League. Është nëj lojtar shumë i vlefshëm”, ka deklaruar Koeman në konferencë për shtyp, ndërkohë që ka folur edhe për francezin Ousmane Dembele që e kërkon Manchester United në huazim.
“Gjëja e parë që duhet të them është se varet nga ai dhe klubi. Ai është me ne tani dhe sicc e keni parë javët e fundit, unë jam mbështetur tek Dembele. Duhet të presë që të luajë, por po stërvitet mirë dhe po rritet nga dita në ditë”, shtoi trajneri holandez, i cili tani kërkon edhe një mbrojtës qendre në skuadër. /abcnews.al