Kevin De Bruyne është një mesfushor unik dhe ndër më të mirët në planet. Belgu i Manchester City po kalon një formë të mrekullueshme dhe ta shikosh në aksion është gjithmonë kënaqësi.
28-vjeçari, i cili numëron 6 gola dhe 10 asiste në Premier League, e ka ndarë mendjen për të ardhmen dhe nuk e sheh dot veten larg futbollit. De Bruyne ka edhe disa vite përpara në karrierë, ndërsa në të ardhmen do të ulet në stol.
“Jam shumë i interesuar dhe së shpejti do të marr leksione që do të më lejojnë të kryej provimet për marrjen e licencës UEFA dhe UEFA B. Jam ende i ri, nuk luaj futboll me idenë fikse që do të bëhem trajner, por këto certifikata janë shumë të rëndësishme për të ardhmen. Kursin e radhës do e zhvilloj në mars“, thekson ylli i ekipit të Guardiolës. /abcnews.al

