Jorge Mendes ka folur rreth së ardhmes së Cristiano Ronaldos. Problemet e krijuara me Maurizio Sarrin kanë sjellë shqetësim të popullit juventin dhe nuk përjashtohet një largim i sulmuesit nga Juventusi, por agjenti i tij sqaron gjithçka në një prononcim për Sportmediaset.
Fjalët e Mendes qetësojnë tifozët e “Zonjës së Vjetër” dhe agjenti luzitan konfirmon se CR7 do të vazhdojë të jetë pjesë e kampionëve të Italisë, teksa eviton të komentojë raportin trajner-lojtar.
“Cristiano Ronaldo do të jetë edhe sezonin e ardhshëm pjesë e Juventusit. Ai është futbollisti më i mirë në botë dhe do të vazhdojë të jetë një lojtar i bardhezinjve. Cristiano ndihet mirë dhe është më i miri në botë, e përsëris që nuk ka më të mirë se ai. Raporti me Sarrin? Cristiano është i lumtur, shumë i lumtur… “, përfundon agjenti i 34-vjeçarit portugez. /abcnews.al