E ardhmja e Chiesa në pikëpyetje, klubi “big” anglez mendon për sulmuesin italian

schedule16:42 - 6 Shkurt, 2024

schedule 16:42 - 6 Shkurt, 2024

Juventusi duhet të ulet me përfaqësuesit e Federico Chiesas për të përcaktuar të ardhmen e anësorit italian, ndërsa raportimet në Angli e lidhin 26-vjeçarin me një transferim të verës në Liverpool.

Sipas ‘HITC’, klubi anglez po e ndjek nga afër anësorin përpara merkatos së verës së ardhshme, pasi italiani nuk ka arritur ende një marrëveshje për një qëndrim më afatgjatë me ‘Zonjën e Vjetër’.
Megjithatë, negociatat mes Chiesas dhe gjigantëve të Serie A nuk kanë filluar ende, siç shpjegoi eksperti i transferimeve të ‘Football Itali’a, Matteo Moretto për ‘Caught Offside’.

Kontrata e Chiesa në ‘Allianz Stadium’ skadon në vitin 2025, kështu që drejtorët e bardhezinjve duhet të ulen me shoqëruesit e tij për të zgjidhur të ardhmen e lojtarit dhe të kuptojnë se në cilën rrugë dëshiron të ndjekë anësori italian.

Nuk është e garantuar që Chiesa do të pranojë të nënshkruajë një marrëveshje të re afatgjatë në Allianz Stadium. Nëse ai vendos kundër nënshkrimit të një zgjatjeje kontrate, Juventusi do të përgatitet për shitjen e tij në verë, në mënyrë që të mos e humbasë atë si lojtar i lirë në fund të sezonit 2024-2025./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!