Federico Chiesa është tema e momentit te Fiorentina. Drejtuesit e klubit nga Firence po bëjnë maksimumin për të rinovuar me 22-vjeçarin, i cili ka oferta të shumta nga klubet e mëdha italiane dhe jo vetëm.
Presidenti Commisso ka premtuar se do të flasë me Enricon, babanë e lojtarit , i cili është edhe agjenti i tij. Ky i fundit është takuar me Daniele Praden, drejtorin sportiv të Fioretinës. Prade thekson se Chiesa, kontrata e të cilit me klubin viola përfundon në vitin 2022, nuk ka kërkuar largimin nga ekipi, duke qetësuar tifozët.
“Biseduam shumë gjëra me Enrico Chiesan dhe ju garantoj se ishte një takim i këndshëm. Nuk na u kërkua shitja e tij, as në janar dhe as në fund të sezonit“, thekson drejtori sportiv i klubit italian. /abcnews.al