Bayern Munchen ka hedhur sytë nga Serie A për të përforcuar mesin e fushës. Objektivi i klubit bavarez është Marcelo Brozovic. 27-vjeçari është rritur shumë në vitet e fundit dhe dëshiron të provojë një aventurë të re pas pesë viteve të kaluara në Milanon zikaltër.
Sportske Novosti raporton se kampionët e Gjermanisë po negociojnë me agjentin e mesfushorit dhe klubin italian. Interi, që e ka të qartë dëshirën e Brozovic për të ndryshuar ambient, është hedhur në “kundërsulm”.
Antonio Conte pëlqen shumë Corentin Tolisso dhe drejtuesit zikaltër i kanë kërkuar homologëve gjermanë përfshirjen e 26-vjeçarit francez në këtë operacion. Jo vetëm kaq, pasi Interi kërkon edhe 20 milion euro për të lënë të lirë nënkampionin e botës. /abcnews.al