Trajneri i Tiranës, Julian Ahmataj, i befasoi të gjithë dje me deklaratën e tij pas ndeshjes ndaj Skënderbeut, duke thënë se do të paraqesë dorëheqjen.
Gjithashtu, Ahmataj tha se te Tirana ka shumë probleme dhe e ka të pamundur vazhdimin me këto kushte.
Deklarata e teknikut bardheblu trazoi ujërat tek ekipi kryeqytetas dhe sot ka pasur një mbledhje mes presidentit Refik Halili dhe Ahmatajt.
Burime të ABC News konfirmojnë se takimi mes Halilit dhe Ahmataj ka dalë në përfundimin se tekniku do të vazhdojë të qëndrojë në krye të Tiranës.
Ahmataj mori drejtimin e Tiranës disa javë më parë, duke zëvendësuar të larguarin Ardian Mema./abcnews.al

