Në muajt e fundit po flitet shumë për të ardhmen e qendërmbrojtësi të Real Madrid, Raphael Varane. Kampioni i botës me Francën me shumë gjasa është në sezonin e tij në fundit në Madrid, pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës.
Nga ana tjetër drejtuesit e klubit spanjoll nuk dëshirojnë që ta humbasin me parametra zero sezonin e ardhshmë e si pasojë gjatë merkatos së verës pritet dhe shitja e tij. Por, ka qenë vetë lojtari që ka thyer heshtjen, duke deklaruar se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e tij.
Raphael Varane about his contract: “My future is clear. I am focused on the end of this season. We are in a very intense and key moment”. ⚪️ #RealMadrid
There’s still no agreement to extend his contract [expires in June 2022] – Premier League could be the next step for him. ??
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) April 26, 2021
“E ardhmja ime është e qartë. Jam i fokusuar që të mbyllë këtë sezon. Jemi në një moment shumë intensive dhe kyç të vitit. A do të ndikojë Ceferin kundër nesh në Champions? Ne jemi të përqendruar në atë që mund të kontrollojmë dhe përpjekjet që do të duhet të bëjmë për të fituar ndeshjen. Gjërat e tjera janë jashtë kontrollit tanë”, përfundon Varane.
Kujtojmë që për shërbimet e 28-vjeçarit janë tre klube në garë, konkretisht: Chelsea, PSG dhe Manchester United. Londinezët janë disi në avantazh, pasi mësohet se dëshira e mbrojtësit është pikërish kalimi në “Stamford Bridge”. Kartoni i Varane kushton plot 60 milionë euro dhe gjithçka pritet të vendoset gjatë merkatos së verës. /abcnews.al