E ardhmja dhe dëmtimi, menaxheri i Hysajt zbulon gjithçka

schedule10:56 - 8 Tetor, 2019

schedule 10:56 - 8 Tetor, 2019

Mario Giuffredi, menaxheri i Elseid Hysajt, është rikthyer të flasë për klientin e tij. Fillimisht, gjatë lidhjes direkte në emisionin “Punto Nuovo Sport Show”, në Radio Punto Nuovo, ai ka folur për gjendjen shëndetësore të Hysajt pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen me Torinon.  Një tjetër temë e prekur është e ardhmja e shkodranit dhe Giuffredi është i qartë: “Ka ardhur koha për një ndryshim”.

DËMTIMI – “Hysaj është mirë. Ka pak dhimbje në kraharor dhe brinjë, pasi ka një frakturë.  Për fat të mirë nuk është aspak shqetësuese. Ansaldi e ndihmoi që të zbutej rënia. Duke pasur parasysh se si ra, kemi menduar për gjëra më serioze. I duhen rreth 25 ditë që të rikuperohet”, tregon menaxheri i Hysajt.

E ARDHMJA – Sa i takon të ardhmes së mbrojtësit, Giffredi shton: “Elseid ka provuar të jetë një lojtar i rëndësishëm në të dyja krahët. Ancelotti më tha që do të ishte i lumtur nëse do të qëndronte. I ka dhënë garanci. Qëndroi sepse nuk ishte në gjendje të mbyllnim marrëveshjen. Roma është një zgjidhje e mirëpritur për lojtarin.

Napoli mund ta humbasë Hysajn me parametra zero dhe do të ishte mëkat, sepse ne kemi një raport shumë të mirë. Nuk rinovojmë dhe Napoli e di se nuk janë kushtet për ta bërë diçka të tillë. Besoj se edhe për djalin është koha të ndryshojë ambient pas katër sezonesh e gjysmë”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!