Juventusi nuk shpenzoi asnjë cent dhe Aaron Ramsey zbarkoi në Torinon bardhezi verën e kaluar. Mesfushorit uellsian i kishte përfunduar kontrata me Arsenalin dhe klubi italian e kishte arritur prej kohësh marrëveshjen me të.
Aventura në Serie A nuk ka shkuar siç pritej, edhe pse 29-vjeçari ka shfaqur diçka nga kualiteti që zotëron. Kampionët e Italisë besojnë akoma te Ramsey dhe nuk duan ta shesin. Por, një ofertë e mirë ekonomike mund të ndryshojë gjërat.
Corriere dello Torino raporton se bardhezinjtë kanë vetëm një kusht për shitjen e lojtarit. Nëse dikush ofron më shumë se 30 milion euro, Juventusi mund të heqë dorë nga shërbimet e tij. Ramsey ka shënuar 4 gola këtë sezon, nga të cilat tre në kampionat dhe një në Champions League. /abcnews.al