E akuzuar për korrupsion, Eva Kaili del nesër para trupës gjykuese

schedule23:10 - 18 Janar, 2023

schedule 23:10 - 18 Janar, 2023

Paraditen e së enjtes Eva Kaili do të dalë para këshillit paraprak i cili do të vendosë nëse do t’i vazhdohet paraburgimi me një muaj apo do të lirohet përkohësisht me kushte shtrënguese.

Ish-zëvendëspresidentja e Parlamentit Europian ndodhet prej më shumë se një muaji në burgjet belge, ndërsa pak javë më parë kishte kërkuar lirimin e përkohshëm nga burgu me byzylyk , por seanca ishte shtyrë.

Pas lajmit se Pantseri ka vendosur të bashkëpunojë me autoritetet dhe të flasë për gjithçka për të marrë një trajtim më të favorshëm, avokati i Eva Kailit, Michalis Dimitrakopoulos është pyetur nga Open nëse kjo ndryshon diçka përsa i përket linjës së saj të mbrojtjes.

“Edhe Eva Kaili nesër do të deklarohet e pafajshme dhe do të luftojë për të vërtetuar pafajësinë e saj”, theksoi avokati i Eva Kailit.

Kujtohet se Eva Kaili përballet me akuza të rënda, lidhur me korrupsion, pastrim parash dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!