E akuzuar për korrupsion/ Apeli lë në fuqi vendimin për ish-gjyqtaren Zamira Vyshka, mori ryshfet për t’i ulur dënimin një të burgosuri

schedule12:26 - 26 Janar, 2024

schedule 12:26 - 26 Janar, 2024

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi dënimin me 2 vite shërbim prove për ish-gjyqtaren e Elbasanit Zamira Vyshka, e akuzuar për korrupsion.

Gjithashtu gjykata vendosi për të edhe “Heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike”, për një periudhë 3 vjeçare.

Ndërsa për avokatin Ilir Pashaj që dyshohet se do i jepte një shumë prej 400 mijë lekësh gjyqtares, apeli vendosi dënimin me 2 vite burg, që për shkak të gjykimit të shkurtuar shkon në 1 vit e 4 muaj.

Gjyqtarja Vyshka u arrestua në korrik të vitit 2022 me urdhër të SPAK, bashkë me avokatin Ilir Pashaj, pasi po merrte rreth 400 mijë lekë ryshfet, për t’i ulur dënimin me 6 muaj të të burgosurit Xhuliano Musai, i akuzuar për plagosje.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!