Roma fitoi ndaj Monzas në Olimpico me shifrat 1-0 teksa autori i golit për verdhekuqtë ishte Stehan El Shaarawy. Sulmuesi po kalon një periudhë të vështirë së fundmi duke qenë se në Itali u aludua se edhe ai ishte pjesë e lojtarëve që ishin të përfshirë në vendosjen e basteve në platformat e jashtëligjshme.
Megjithatë, egjiptiani në një reagim të fundit theksoi se nuk do ta bënte kurrë diçka të tillë pasi e respekton jashtë mase futbollin.
“Jam akuzuar për pjesëmarrjen në atë që quhet skandali i basteve. Më dhemb shumë, por nuk ka asnjë të vërtetë. Unë e dashuroj këtë sport, e respektoj shumë futbollin dhe nuk do ta bëja kurrë diçka të tillë. Jam i pastër”, u shpreh El Sharaawy./ h.ll/abcnews.al