Këngëtarja e njohur, Rozana Radi është shumë aktive në rrjetet sociale.
Së fundmi, ajo ka publikuar në Instagram një selfie, për të cilën e kanë akuzuar për përdorimin e FaceApp. Kjo ka bërë që ajo të reagojë dhe të tregojë foton origjinale, pa asnjë editim.
Rozana është shprehur se vdes për fytyrën e saj, pasi i ka ngjarë babit dhe nuk i detyrohet askujt një shpjegim.
“Postova mbreme kete foto dhe e editova ne pastrimin e fytyres. Me akuzoj nje grua per Face App! Shpjegova qe kam patur keta sy kete buze dhe kete hund qe ne lindje. Po e ripostoj pa editim per vete sepse nuk jam e detyruar t’i jap shpjegime askujt. S’me plas fare po fare te fshi cdo grua burre vajze djale qe hyn ne insta tim si kujdesare dhe me tregon si te jetoj jeten me editim pa editim jeten time. Eshte fytyra ime dhe une vdes per te sepse i kam ngjare babit tim qe ishte per mua me i mire ne bote. Ketu e mbyllim diskutimin. S’dua as komplimenta, faleminderit!”, ka shkruar Radi./abcnews.al