E akuzojnë për ngacmime seksuale, FIFA pezullon presidentin e një federate

schedule08:39 - 26 Maj, 2020

schedule 08:39 - 26 Maj, 2020

FIFA ka pezulluar presidentin e Federatës së Futbollit të Haitit, pasi akuzohet për ngacmime seksuale. Yves Jean-Bart mohon gjithçka, por Komisioni i Etikës në qeverinë e futbollit botëror e ka pezulluar atë për 90 ditë.

Gjatë kësaj periudhe ai do të jetë i pezulluar të merret me çdo lloj aktiviteti futbollistik, kombëtar dhe ndërkombëtar. Pretendohet se Yves ka detyruar vajza të kombëtares së vendit të tij të shkojnë në shtrat me të.

Gjithçka thuhet se ka ndodhur në qendrën stërvitore të kombëtares dhe presidenti i federatës i ka kërcënuar vajzat, se nëse nuk flinin me të, atëherë do të humbnin vendin e tyre në kombëtare. /abcnews.al