Jerome Boateng luajti një sezon me Manchester City (2010-2011) përpara se të transferohej te Bayern Munchen. Mbrojtësi 31-vjeçar, i cili ka një kontratë deri në fund të sezonit të ardhshëm me kampionët e Gjermanisë, ka folur rreth së ardhmes për Sky Sport.
Gjermani i “shkel syrin” kampionatit anglez, duke deklaruar se e ndjek rregullisht dhe kënaqet shumë duke parë duelet e Premier League. Rikthimin në ishull nuk e mohon, teksa zbulon se çfarë nuk shkoi mirë në aventurën me “Cityzens”.
“Nuk do e refuzoja një rikthim në Premier League. E adhuroj të shoh ndeshje të kampionatit anglez dhe jam zbavitur shumë kur luaja atje. Nuk kisha fat në aventurën që kisha me Manchester City, sepse u dëmtova menjëherë dhe nuk pata mundësinë të aktivizohesha në pozicion tim“, deklaron Boateng. /abcnews.al