“E adhuroj dhe e dua më shumë se çdo gjë” , këngëtarja uron të dashurin me fjalët më të ëmbla

schedule14:30 - 3 Mars, 2020

schedule 14:30 - 3 Mars, 2020

I dashuri i Britney Spears, Sam Asghari, feston ditëlindjen dhe partnerja e tij Britney Spears e uroi me fjalët më të embla.

” Unë  adhuroj dhe e dua atë më shumë se çdo gjë … .. !!!! Urime ditelindjen @samasghari !, shkroi Britney.

Këngëtarja  ndau në Instagram  një foto seksi të saj me të dashurin Sam Asghari, i cili mbushi  26 vjeç.

 

E veshur me një veshje të bardhë zbuluese dhe me flokët e saj të gjata të valëzuara, Britney pozoi pranë fitnes-modelit Asghari i cili kishte të veshur vetëm një palë pantallona të shkurtra.

“Dhurata më e mirë për ditëlindjen është buzëqeshja jote”, shkruajti  26 vjeçari, në postimin e këngëtares.

Burimet thonë se : «Marrëdhënia e saj me Sam është e fortë. Ai i sjell asaj shumë gëzim dhe është një burim stabiliteti në jetën e saj që shpesh është kaotike. “/abcnews.al