“Dzeko i pamarkueshëm, po përmirësohem. Roma? Atmosferë super, qeshim pafund”

schedule17:57 - 16 Tetor, 2020

schedule 17:57 - 16 Tetor, 2020

Marash Kumbulla ka folur rreth pronarëve të rinj të Romës, kapitenit dhe goleadorit Edin Dzeko, dhe atmosferës së shkëlqyer te verdhekuqtë, aty ku u transferua në 17 shtator. Në një prononcim për Sky Sport, 20-vjeçari nga Malësia e Madhe zbulon se çfarë i ka bërë më shumë përshtypje tek ekipi i ri.

Drejtuesit janë gjithmonë afër nesh, i shohim çdo ditë. Më kanë lënë një përshtypje shumë të mirë. Dzeko? Është shumë e vështirë të markosh Edin në stërvitje, por diçka e tillë më ndihmon shumë të përmirësohem.

Po jep maksimumin dhe po stërvitet shumë mirë. Ai është kapiteni ynë dhe jam i sigurt që do të paraqitet shumë mirë në vijim. Ekziston një shpirt i madh skuadre te Roma. Jemi të gjithë të bashkuar dhe më pëlqen atmosfera në dhomat e zhveshjes.

Bëjmë shumë shaka dhe qeshim pafund, por është normale që të ketë edhe momente serioziteti. Kjo është ajo që më ka befasuar më shumë këtu“, deklaron mbrojtësi i kombëtares shqiptare. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!