Dzeko çështje në Itali; Tentoi një rreng, klubi kinez përjashton futbollistin

schedule10:55 - 15 Prill, 2020

schedule 10:55 - 15 Prill, 2020

Rregullat vlejnë për të gjithë, edhe për emra të mëdhenj të futbollit. Në Portugali pati kritika për Cristiano Ronaldo, i cili doli të stërvitej në stadium, ndërkohë që në Itali së fundmi janë kthyer në çështje dy futbollistë të Romës.

Një tifoz i Lazio ka filmuar Edin Dzeko dhe Diego Perotti, të cilët kanë dalë të kryejnë stërvitje me përgatitësin atletik të Romës. Kryeqyteti italian nuk është prekur njëlloj si krahina të tjerë të Italisë, por sërish kërkohet kujdes në lëvizjen e njerëzve.

Në Kinë veprojnë ndryshe, pasi klubi i Guangzhou Evergrande ka vendosur të përjashtojë një futbollist. Mesfushori 31-vjeçar, Yu Hanchao, është kapur mat duke ndryshuar targën e makinës së tij, në mënyrë që të lëvizte më lirshëm.

Klubi kinez ka vepruar menjëherë dhe ka ndërprerë kontratën me lojtarin në fjalë, duke mos e toleruar veprimin e bërë. Po ashtu policia ka vendosur të mos e lejojë të lëvizë për 14 ditë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!