Ish-deputeti grek Stathis Koutmeridis i cili humbi vajzën e tij për shkak të koronavirusit ka bërë një rrëfim prekës në mediat greke.
“Ajo sakrifikoi veten në ëndrrën e saj të madhe, kishte ankth se mos diçka nuk shkonte me vaksinën”, tha ish-deputeti, i cili e falënderoi për mbështetjet e shumta që mori, pasi vajza e tij u nda nga jeta.
“Tragjedia jonë le të ndihmojë qoftë edhe një person të vetëm” ka shtuar ish-deputeti grek duke apeluar që të gjithë qytetarët të vaksinohen.
Ish-deputeti i Serres i PASOK-ut, Stathis Koutmeridis nëntë ditë pas vdekjes së vajzës së tij, Pattit, z. Koutmeridis fillimisht përshkroi valën e mbështetjes që mori familja e tij kur u bë e ditur se Patti po luftonte me jetën.
Juristja 38-vjeçare u infektua me koronavirus në muajin e 8-të të shtatzënisë dhe lindi para kohe me prerje cezariane foshnjën e saj, e megjithatë fati deshi që të mos e mbante kurrë në krahë. Frika e saj se vaksina mund të dëmtonte foshnjën e pengoi atë të vaksinohej.
“Vajza ime dhe sakrifica e saj le të jetë shembull për të gjitha gratë shtatzëna që të vaksinohen”, tha Koutmeridis.
“Kur u bë e ditur nevoja për gjak, përgjigja ishte e madhe. Na duheshin njëzet shishe gjak dhe mendoj se nëse Patty do t’i duhej kaq shumë për pjesën tjetër të jetës së saj, nëse gjithçka do shkonte mirë, ajo do ta gjente atë”, tha ai, duke shtuar: Ajo sakrifikoi veten në ëndrrën e saj të madhe për t’u bërë mama. U përpoq me vite, kishte frikë për fëmijën. Shkencëtarët nuk e kishin të qartë që në fillim, tani e dimë që gratë shtatzëna duhet të vaksinohen”.
Koutmeridis shtoi se tashmë e gjithë familja është pranë vogëlushit të Pattit. /abcnews.al/