Dyshojmë se është përfshirë në çështje droge: Trondit babait i të zhdukurit në Malësinë e Madhe

schedule13:08 - 5 Tetor, 2020

schedule 13:08 - 5 Tetor, 2020

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Vrith të Malësisë së Madhe.

Tre persona Vilson Pal Çutaj, Klement Nush Pepaj, Danjel Rrok Pepaj, që nga dita e djeshme rezultojnë të zhdukur ndërsa mendohet se dy prej tyre mund të jenë vrarë.

Këto dyshime janë qoftë të të afërmve, të cilët kanë bërë një kallëzim se këta shtetas nuk janë kthyer në shtëpi por edhe policisë së Shkodrës.

LEXO edhe: Tre të zhdukur në Malesinë e Madhe, flasin prindërit: Janë dëgjuar krisma, nuk kemi asnjë lajm

Gjate një prononcimi për mediat, babai i Klement Pepaj, Nush Pepaj ka lëshuar akuza të rënda për djalin e xhaxhait të tij.

Babai i Klement Pepaj shpreh dyshimet se djali i tij është vrarë nga Danieli, kjo për shkak se ai është parë me automatik

Ai ka hedhur dyshime se edhe i afërmi i tij (babai i Danjelit) ka patur dijeni për ngjarjen dhe e ka gënjyer, pasi në bisedë me të, Pepaj ka qarë në telefon dhe ka thënë se Danielin (djalin e tij) nuk e ka parë prej dy javësh, ndërkohë që ka patur persona që e kanë parë kohët e fundit në zonë.

“Kam patur kontakte vetëm me djalin e dajës mbrëmë dhe me djalin e xhaxhait, ai po qante dhe unë dyshova në dy gjëra:

Më tha që nuk e kishte parë djalin e tij Danielin që prej dy javësh ndërsa të tjerët kanë thënë që e kanë parë djalin e tij. Unë e akuzoj se ai ka mashtruar, ai e ka ditur se djalin e ka në Shqipëri.

Pyetje: Ju dyshoni tek Danieli?

Nush Pepaj: Dyshimet më të mëdha tek ai i kam, i kërkoj falje nëse ka version tjetër por dyshimet më të mëdha tek ai i kam”.

Ngjarja e rende u be e ditur fillimisht nga gazetari Artan Hoxha i cili permes nje postimi ne rrjetet sociale njoftoi se dyshohej se dy persona nga fshati Vrith i Malësisë së Madhe janë vrarë pranë një parcele me kanabis.

Hoxha shkruante se largësia e këtij fshati  nga Shkodra e ka bërë të vështirë konfirmimin e këtij lajmi ndërsa tregon se dhjetëra forca policore ishin drejtuar që në orët e para të ditës në zonën e Razmës ku dyshohet se dhe ka ndodhur krimi.

Lajmi u konfirmua zyrtarisht nga policia ditën e sotme ndërsa për fatin  e tre të rinjve nuk dihet asgjë.

N.D./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!