“Dyshoja nëse me donin ende, pendohem vetëm për diçka”, intervista e fundit e Diegos

schedule08:58 - 26 Nëntor, 2020

schedule 08:58 - 26 Nëntor, 2020

Diego Armando Maradona u nda dje nga jeta për shkak të një arresti kardiak, me mjekët, që nuk arritën ta mbajnë në jetë. Ai u largua nga jeta në moshën 60-vjeçare në shtëpinë e tij në Tigres, teksa më datë 30 tetor festoi ditëlindjen tij.

Ishte një ditëlindje e zbehtë për shkak të pandemisë dhe Maradona në atë kohë dha një intervistë për Clarin, e cila në fakt do të ishte e fundit e tij. Shpresonte të përfundojë pandemia dhe tregonte dyshimet e tij në lidhje me dashurinë e popullit argjentinas.

 

A banner and the Argentinian flag in memory of Diego Maradona are pictured before the Champions League group C soccer match between Olympique Marseille and FC Porto at the Velodrome stadium in Marseille, southern France, Wednesday, Nov.25, 2020. Diego Maradona, the Argentine soccer great who scored the “Hand of God” goal in 1986 and led his country to that year’s World Cup title before later struggling with cocaine use and obesity, has died. He was 60. (AP Photo/Daniel Cole)

Nuk la pa përmendur as varësinë ndaj lëndëve narkotike, për të cilën u shpreh se nëse nuk do e kishte, do të luante më tepër dhe me siguri do arrinte më shumë tituj e triumfe.

“Jetova dhe jam shumë i lumtur. Futbolli më dha gjithçka që kam, më shumë nga sa e imagjinoja. Dhe nëse nuk do ta kisha atë varësi, mund të kisha luajtur shumë më tepër. Por sot kjo ka kaluar, unë jam mirë dhe ajo për të cilën pendohem më shumë është që nuk kam prindërit e mi.

Gjithmonë e kërkoj atë dëshirë, edhe një ditë me Totën, por e di që nga qielli ajo është krenare për mua dhe se ishte shumë e lumtur.

 

Dëshira ime është që kjo pandemi të kalojë sa më shpejt që të jetë e mundur dhe Argjentina ime të shkojë përpara. Unë dua që të gjithë argjentinasit të jenë mirë, ne kemi një vend të bukur dhe kam besim se presidenti ynë do të jetë në gjendje të na nxjerrë nga ky moment.

Më trishton shumë kur shoh fëmijë që nuk kanë për të ngrënë, e di se si është të jesh i uritur, e di se si ndihesh kur nuk ha për disa ditë dhe kjo nuk mund të ndodhë në vendin tim. Kjo është dëshira ime, të shoh argjentinasit të lumtur, me punë dhe duke ngrënë çdo ditë.

 

Flares illuminate a mural depicting soccer legend Diego Maradona, in Naples, Italy, Wednesday, Nov. 25, 2020. Diego Maradona has died. The Argentine soccer great was among the best players ever and who led his country to the 1986 World Cup title before later struggling with cocaine use and obesity. He was 60. (Fabio Sasso/LaPresse via AP)

Do të jem përjetësisht mirënjohës ndaj njerëzve. Çdo ditë ata më befasojnë, atë që kam përjetuar në këtë kthim në futbollin argjentinas nuk do ta harroj kurrë. I kaloi ato që mund të imagjinoja.

Isha jashtë për një kohë të gjatë dhe nganjëherë pyesja veten nëse njerëzit do të më duan akoma, nëse do të vazhdojnë të ndihen njësoj… Kur hyra në fushë në Gimnasia ditën e prezantimit ndjeva se dashuria me njerëzit nuk do të mbarojë kurrë”, shprehej Maradona në intervistën e tij të fundit. /abcneës.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!