Dyshohet t’i ketë vrarë nëna e tyre, prokurorët urdhërojnë ekzaminim të ri mjeko-ligjor për dy vogëlushet

schedule21:20 - 11 Prill, 2022

schedule 21:20 - 11 Prill, 2022

Prokurorët në Greqi që janë duke u marrë me çështjen e 33-vjeçares Roula Pispirigou janë fokusuar tashmë tek dy vajzat e saj të ndjera, përpos vdekjes së Georginës. Malena, 3 vjeç e gjysmë ndërroi jetë në prill të vitit 2019 kurse Irisi, gjashtë muajshe ndërroi jetë në mars të 2020.

Tashmë, dy prokurorët Antonis Eleftherianos dhe Apostolos Andreou, të cilët po trajtojnë dosjet përkatëse, kanë urdhëruar një raport të ri mjeko-ligjor për shkaqet e vdekjes së dy vajzave.

Dy prokurorët po shqyrtojnë të gjitha të dhënat si dhe mundësinë e veprës penale. Atyre po u dërgohen kartelat e plota mjekësore, diagnozat e mjekëve kurues dhe rezultatet e ekzaminimeve që i ishte nënshtruar  Malena, vdekjen e të cilave ekspertiza mjekoligjore ia kishte atribuar mosfunksionimit të mëlçisë.

Lidhur me vdekjen e vogëlushes Iris, e cila humbi jetën në shtëpinë e çiftit në Patra, dy prokurorët do të kërkojnë telefonatat në EKAB për transportin e saj si dhe dokumentet përkatëse të spitalit ku ajo u transferua.

Kujtojmë se Pispirigou është duke u hetuar aktualisht për vdekjen e vajzës së saj 9-vjeçare Georgina e cila dyshohet të jetë vrarë me ketaminë, ndërsa dyshohet se mund të ketë gisht edhe në vdekjen e dy vajzave të tjera të saj. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!