Dyshohet të përfituara nga veprimtari kriminale/ Iu gjetën mbi 100 mijë euro në makinë, dy të proceduar në Fier

schedule13:34 - 14 Qershor, 2024

schedule 13:34 - 14 Qershor, 2024

Ka nisur procedimi penal për dy shtetas në Fier, 51 dhe 53 vjeç. Këta shtetas qarkullonim me shuma të mëdha parash që dyshohet se janë të përfituara nga veprimtari kriminale, të kryera jashtë vendit.

Ndërkohë janë sekuestruar rreth 100 900 euro, 60 000 lekë dhe 2 automjete.

Në vijim të veprimeve procedurale u referua materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:

-A. L., 51 vjeç, banues në Levan, Fier, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën 89 390 euro, pa dokument shoqërues për burimin e tyre;

-J. Xh., 53 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën 11 500 euro dhe 60 000 lekë, pa dokument shoqërues për burimin e tyre.

Sakaq vijon puna hetimore për përcaktimin e burimit të të ardhurave të këtyre shtetasve.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!