Dyshohet se ngacmoi seksualisht tre të mitur, 61-vjeçarit në Gjirokastër i bie të fikët në gjyq

schedule11:25 - 18 Qershor, 2021

schedule 11:25 - 18 Qershor, 2021

Një 61-vjeçar në Gjirokastër që akuzohet për ngacmim seksual ndaj tre të miturve ka humbur ndjenjat në sallën e gjyqit. Mësohet se ngjarja ka ndodhur para pak minutash në Gjykatën e Faktit në Gjirokastër kur po jepej masa e arrestit ndaj Vasil Mullajt.

61-vjeçari i ka humbur ndjenjat pasi dha versionin e tij për ngjarjen e ndodhur para katër ditëve. Pasi foli për një orë, ai u rrëzua në tokë ndërsa gjykatësja ndërpreu seancën.

Burime nga Policia e Gjirokastrës konfirmojnë se prej tre ditësh, Mullaj është futur në grevë urie dhe nuk pranon as ujë dhe as ushqim në formë proteste ndaj akuzës që ai e cilëson të padrejtë. s.b/abcnews.al/