Familjarët Roula Pispirigou, 33-vjeçares greke që dyshohet të ketë vrarë vajzën e saj 9-vjeçare dhe mund të ketë gisht edhe në vdekjen e dy vajzave të tjera të mitura të saj, akuzuan sot policinë për dhunë.
Në një emision të transmetuar në shtetit fqinjë, nëna dhe motra e Roula-s treguan se ajo është rrahur nga policia, është goditur me grusht në fytyrë dhe ka pësuar të nxira për të rrëfyer krimin.
Lexo edhe: Dyshohet se u helmua nga e ëma, infermieria tregon momentet e fundit të 9-vjeçares në Greqi
“Ajo është rrahur nga policia, është goditur me grusht në fytyrë dhe është nxirë.”
Por vetë e akuzuara ka deklaruar ditën e sotme se akuzat e familjarëve të saj nuk qëndrojnë.
Sipas raportimeve, Pispirigou dyshohet se ka telefonuar nënën e saj nga një telefon me parapagesë brenda godinës së Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Athinës dhe ka reaguar duke i kërkuar shpjegime për atë që ka thënë për rrahjet e pretenduara nga punonjësit e policisë.
Në kuadër të hetimeve ndaj të akuzuarve, Roula Pispirigou pritet të ekzaminohet nga një mjek për të konstatuar nëse ka shenja dhune. /abcnews.al/