Dyshohet të ketë abuzuar seksualisht me një 16-vjeçare, shoqërohet 25-vjeçarja në Vorë

schedule09:37 - 29 Janar, 2021

schedule 09:37 - 29 Janar, 2021

Një 16-vjeçare në Vorë ka kallëzuar ditën e djeshme një vajzë tjetër për të cilën thotë se e ka mashtruar e dhunuar seksualisht. Sot mësohet se 25-vjeçarja A. Sh., është shoqëruar në polici.

Mësohet po ashtu se e reja nuk i ka pranuar akuzat që i bën adoleshentja.

Kujtojmë se 16-vjeçarja u shpreh ditën e djeshme se 25-vjeçarja e ka mashtruar dhe e ka çuar në banesën e saj ku ka kryer edhe marrëdhënie seksuale më të.

Ngjarja ka ndodhur 2 muaj më parë por është denoncuar vetëm së fundmi. s.b/abcnews.al/