Dyshohet të jetë i përfshirë në vrasjen e Behar Sofisë, lihet në burg 45-vjeçari

schedule11:43 - 27 Dhjetor, 2021

schedule 11:43 - 27 Dhjetor, 2021

Bujar Lezajt, i cili u arrestua ditën e djeshme si i përfshirë në vrasjen e Behar Sofisë, i është komunikuar ditën e sotme masa e sigurisë.

Gjykata e Posaçme e ka lënë 45-vjeçarin në burg pasi sipas prokurorisë ai është personi që ka siguruar armën dhe biçikletën me të cilën u largua nga vendi i ngjarjes autori i vrasjes. Burime nga gjykata bëjnë të ditur se Lezaj e ka mohuar akuzën dhe është përlotur në sallë.

Lexo edhe: Mori dy plumba në trup por ishte i vetëdijshëm, ky është Behar Sofia që ekzekutuan me silenciator në Tiranë

Ndërkaq kujtojmë se si autor kryesor për ekzekutimin e 66-vjeçarit është identifikuar 24-vjeçari Ernejt Shytaj, i cili në dëshminë e tij ka pranuar se ka vrarë Behar Sofinë, më 25 shkurt pranë qendrës së Tiranës.

Kurse në burg në lidhje me këtë ngjarje janë edhe Xhuljano Visha 28 vjeç, Leonard Xhixha 30 vjeç dhe Skënder Vathi 54 vjeç. Behar Sofia, një emër i njohur për drejtësinë në fushën e narkotikëve, u ekzekutua mëngjesin e 25 shkurtit të 2021 në një atentat që iu bë tek Rruga e Elbasanit, pranë Piramidës në kryeqytet. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!