Kjo është makina që u gjet duke u djegur në Vlorë, ndërsa një ngjarje e rëndë tronditi këtë mbrëmje sërish qytetin. Mjeti tip “Audi” u gjet mes flakëve në Sherishtë dhe dyshohet të jetë e autorëve të vrasjes së 38-vjeçarit Delon Troqe.
“Gjatë krehjes së zonës, në fshatin Sherishtë, nga shërbimet e Policisë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur, i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit/ve të ngjarjes,” sqaron policia.
Ngjarja e rëndë ndodhi pranë servisit në pronësi të 38-vjeçarit në zonën e Skelës. Ndaj 38-vjeçarit u qëllua me breshëri kallashnikovi, ndërsa ndërroi jetë sapo mbërriti në spital.g.v/abcnews.al