Një 49-vjeçar shqiptar është arrestuar mëngjesin e sotëm në Itali me akuzën e vjedhjes. 49-vjeçari dyshohet se është autor i vjedhjes së një shtëpie në Rotondi, ngjarje e ndodhur më 31.03.2022.
Pas kontrollit në shtëpinë e tij, policia ka gjetur kufjet e vjedhura Apple Airpods bashkë me sende të tjera dhe para.
Mediet italiane bëjnë me dije se shqiptari është transferuar në burgun e Avellinos në Bellizi Irpino./Abcnews.al/