Dyshohet se vodhi laptopin e Nancy Pelosit, arrestohet mbështetësja e Trump

schedule10:21 - 19 Janar, 2021

schedule 10:21 - 19 Janar, 2021

Një përkrahëse e Donald Trumpit që dyshohet se ka vjedhur një laptop nga zyra e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, demokrates Nancy Pelosi, gjatë trazirave në Kongres, është arrestuar.

Riley June Williams 22-vjeçe është arrestuar në Pennsylvania me akuza për futje të dhunshme dhe ilegale në ndërtesë dhe sjellje të çrregullt.

Një ish i dashur i Rileyt, në betim, ka thënë se ajo kishte planifikuar të shiste të dhënat e vjedhura te inteligjenca ruse.

Nuk ka asnjë shënim në procesverbalin e gjykatës se një laptop ishte marrë në të vërtetë nga zyra e Pelosit, megjithëse zëvendës shefi i stafit të Psaj, Dreë Hammill, postoi në Tëitter dy ditë pas sulmit se kishte një laptop të vjedhur që ishte përdorur për prezantime dhe që ishte në një konferencë, shkruan CNN.

FBI thotë në procesverbalin e gjykatës “çështja mbetet nën hetim”.

Pesë persona vdiqën në trazirat në Kongres më 6 janar, kur protestuesit pro-Trump u futën në ndërtesë për të ndaluar Kongresin që ta certifikonte fitoren e Joe Bidenit në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së. Më tepër se 200 raste janë hapur ndaj personave që janë futur në Kongres.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!