Një avion i Japan Airlines me rreth 400 pasagjerë u përfshi nga flakët në aeroportin e Tokios.
BBC shkruan se dyshohet se avioni është përplasur me një aeroplan të rojës bregdetare japoneze, ndërsa pasagjerë e Japan Airlines janë evakuuar. Sipas mediave një person nga aeroplani i rojës bregdetare ka arritur të shpëtojë, ndërsa pesë të tjerë nuk janë gjetur.
Ekipet e zjarrfikësve po punojnë në pistë dhe pjesa më e madhe e trupit të avionit u përfshi nga flakët.
Avioni i rojës bregdetare do të dërgonte ndihma në Gadishullin Noto të goditur nga tërmeti.
View this post on Instagram