Hetimi i Krimit Ekonomik dhe Financiar nën drejtimin e Prokurorisë Sarandë ka sekuestruar pasuri të dyshuara të përfituara nga të ardhura të paligjshme.
Pasuritë e sekuestruara me vlerë rreth 12 milionë euro, i përkisnin Kristi Qiricit i njohur ndryshe si Jetmir Hoxha, dhe Adriatik Kalemit.
Kristi Qirici njihet si një prej krerëve të grupeve kriminale që kultivonin kanabis në Sarandë dhe zonat përreth në vitet 2019-2021, dhe drogën e trafikonin drejt Greqisë ndersa diten e sotme i janë sekuestruar një hotel 6-katësh dhe një hotel 4-katësh. 43 vjeçarit ne mars te ketij viti i jane sekestruar dhe 15 pasuri te tjera me vlere miliona euro, thuasjse të gjitha në Sarandë, mes të cilave një hotel, një bar restorant dhe 9 pasuri të tjera të paluajtshme e 3 llogari bankare.
Ndërsa, 53-vjeçarit Adriatik Kalemi, i cili ndodhet në burg si i dyshuar për vrasjen e Edmond Papës i njohur dhe per trafik narkotikësh i jane sekuestruar pasuri ne Tirane, Sarande, Vlore dhe Tepelene
Më 4 tetor të vitit 2024, Gjykata e Apelit Tiranë lë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg”, për Adriatik Kalemin, i akuzuar për armëmbajtje pa leje dhe strehimin e përkrahjen e të kërkuarit Andrew Bode ky i fundit nën akuzë për ekzekutimin e biznesmenit Edmond Papa disa vite më parë.
Adriatik Kalemi u kap edhe me 45 mijë euro cash, si dhe arsenal armatimi, teksa dyshohej se po përgatiste hakmarrjen për vrasjen e babait të tij.

/ abcnews.al /

