Prej 8 ditësh vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 43 vjeçarit Tofik Xhika i cili dyshohet se është mbytur në ujërat e lumit Drin.
Xhika kishte shkuar për të peshkuar në lumin Drin dhe nuk është kthyer më në shtëpi.
Për 8 ditë me rradhë kanë kërkuar familjarët, banorët e zonës dhe forcat e policisë por pa rezultat. Për 2 ditë me rradhë kërkuan edhe polumbarët e RENEAS, por për shkak të prurjeve të shumta të lumit Drin dhe ujit të turbullt ato u tërhoqën, duke lënë të kërkojnë vetëm familjarët.
Në këto kushte familjarët kanë marrë privatisht 2 polumbarë për të kryer kërkime, por pa rezultat. Familjarët dhe banorët nuk kanë reshtur së kërkuari edhe ditët e para të vitit të ri. Sot familjarët kërkojnë sërish ndihmën e shtetit, për të kërkuar trupin e 43 vjeçarit. /abcnews.al