Dyshohet se u konfliktuan për 400 euro, zbardhen detaje të reja nga ngjarja në Prizren, të shtënat nisën brenda lokalit

schedule10:30 - 4 Janar, 2023

schedule 10:30 - 4 Janar, 2023

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për vrasjen në Prizren, ku si i dyshuar u arrestua pronari i lokalit Dibran Hoxhaj, i njohur me nofkën “Kobra”. 31 vjeçari Visart Cengu ndërroi jetë gjatë rrugës për në spitalin e Kukësit ndërsa Rufgen Shehu ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mediat në Kosovë raportuan se motiv i këtij konflikti dyshohet të ketë qenë fatura prej 400 eurove që stafi i lokalit kishte lëshuar për dy të rinjtë. Sipas informacioneve paraprake, sherri nisi pasi të rinjtë nuk pranuan të paguanin këtë shumë të të hollave.

LEXO EDHE: FOTO/ Sapo ishte kthyer nga Franca, ky është 31 vjeçari që dyshohet se u vra nga pronari i lokalit në Prizren

Ndërkohë, së fundmi, mediat në Kosovë kanë raportuar se të shtënat kanë filluar fillimisht në lokal ndërsa më pas tre të rinjtë janë larguar me makinë. Lidhur me rastin janë arrestuar gjashtë të dyshuar ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar edhe tri gëzhoja.

“Është raportuar se, nga disa persona në një lokal ka pasur shkëmbim zjarri. Pas incidentit, tre nga të përfshirët që ishin shtetas të Shqipërisë janë larguar me veturë në drejtim të Republikës së Shqipërisë. Pas kontaktit me autoritetet e Shqipërisë, është konfirmuar se njëri nga personat e përfshirë në incident ka ndërruar jetë, ndërsa një tjetër është i plagosur”, njofton Policia.

/abcnews.al