Dyshohet se u infektuan në Tiranë, tre gjermanë me Covid 19 në Pogradec

schedule16:30 - 3 Korrik, 2020

schedule 16:30 - 3 Korrik, 2020

Ditët e fundit në vendin tonë duket se numri i rasteve të reja sa vjen e rritet, këtë të premte është shënuar dhe rekordi me të infektuarit e rinj me koronavirus.

Pogradeci është një ndër qytetet që këtë të premte ka shënuar tre raste të reja me koronaviurs . Burime për Abc News bëjnë me dije se të infektuarit janë tre shtetas gjerman, mes tyre një çift, të cilët jetojnë prej kohësh në këtë qytet.

LEXO EDHE:Mbi 2750 të infektuar në vend, sa prej tyre mbeten ende të sëmurë me Covid-19

Sipas burimeve mendohet se të 3 këta shtetas janë infektuar gjatë një udhëtimi disa ditor në Tiranë, ndërsa pas kthimit kanë shfaqur shenja të COVID-19.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë konfirmuar pozitivë me Covid, 90 raste  duke e çuar në 2752 numrin e të infektuarve mes të cilëve 72 kanë humbur jetën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!