Dyshohet se u ble nga trafikantë, apeli i GJKKO nuk i jep makinën prokurorit Maksim Sota

schedule11:07 - 29 Korrik, 2021

schedule 11:07 - 29 Korrik, 2021

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënën në fuqi vendimin për sekuestrimin e automjetit të Prokurorit Maksim Sota.

Mjeti u sekuestrua me urdhër të SPAK, pasi dyshohet se i është blerë prokurorit nga persona që merren me trafik droge.

Kujtojmë se prokurorit të Vlorës Maksim Sota iu sekuestrua makinë nga SPAK me dyshime që automjetin prokurorit t’ia kenë blerë trafikantët e drogës. Prokurori Sota apeloi masën e sekuestros dhe ka kërkuar që t’i kthehet makina por ditën e sotme Apeli i GJKKO ka hedhur poshtë pretendimin e tij.

Maksim Sota u arrestua gjatë operacionit të koduar “Shpirti”, së bashku me 28 të dyshuar të tjerë.  Gjykata e Posaçme ka caktuar për Sotën masën e sigurisë “Arrest në Shtëpi”. Njëri nga bashkëpunëtorët e drejtësisë tregoi se Maksim Sota kishte qëndruar në të njëjtën shtëpi me Ilirjan Duçellarin, kreun e grupit kriminal që merrej me trafikimin e drogës. Sipas bashkëpunëtorit të drejtësisë, Sota ishte angazhuar për të ndihmuar Duçellarin që të zgjidhte problemet me drejtësinë. Prokurori Sota ka mohuar akuzat e ngritura nga SPAK, me pretendimin se nuk ka asnjë provë kundër tij. e.l/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!