Dyshohet se po planifikonin të sabotonin ushtrinë ukrainase, arrestohen dy spiunë rusë në Gjermani

schedule10:23 - 18 Prill, 2024

schedule 10:23 - 18 Prill, 2024

Dy gjermanë me origjinë ruse u arrestuan nën dyshimin se po planifikonin operacione sabotuese kundër Gjermanisë në emër të Rusisë.

Shtetasit, Dieter S. dhe Alexander G. nga Bayreuth dyshohet se po fotografonin instalimet ushtarake dhe linjat hekurudhore për të përgatitur sulme shpërthyese dhe për të parandaluar rifurnizimin e forcave të armatosura ukrainase. Dy të dyshuarit, të cilët janë monitoruar muajt e fundit nga shërbimet sekrete gjermane, Shërbimi Federal kundër Krimit, si dhe zyrtarë amerikanë, për një seri “operacionesh të paligjshme në emër të shtetit rus dhe në shpenzimet e Ukrainës ”. Roli qendror në aksionin e dy të arrestuarve ishte 39-vjeçari Dieter S., mbajtës i shtetësisë gjermane dhe ruse, i cili ka luftuar për një brigadë të ” Republikës Popullore të Donetskut ” kundër Ukrainës, midis 2014 dhe 2016.

Agjencia Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës ka paralajmëruar prej kohësh për aktivitetin e spiunëve rusë, të cilët synojnë të sulmojnë infrastrukturën jetike dhe rrjetin e transportit të pajisjeve ushtarake në Ukrainë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!